Flash News

KRYESORE

Me këto "hile", këpucët nuk do t`iu vrasin më

Me këto "hile", këpucët nuk do t`iu vrasin më

Makthi më i madh si për burrat dhe për gratë është kur këpucët të vrasin aq shumë sa ti nuk mund të ecësh. Mos të flasim për ata që e kanë gjithmonë këtë problem me çdo lloj këpuce të mundshme.

Por nuk është nevoja të shkoni te këpucari sepse ka disa "hile" të vogla që do iu ndihmojnë të zgjeroni këpucët:

Alkooli

Përzini një sasi të barabartë uji dhe alkooli dhe me të spërkatni pjesën e brendshme të këpucëve. Vishni çorapë të trasha dhe ecni me to për rreth gjysmë ore në shtëpi.

Tharësja e flokëve

Me tharëse flokësh ngrohni këpucën për 1 minutë, derisa lëkura të zbutet, pastaj vishini bashkë me çorape të trasha dhe ecni nëpër shtëpi derisa këpucët të ftohen. Kjo këshillë vlen vetëm për këpucët prej lëkure.

Frigoriferi

Në vend që t’i ngrohni, mund të zbatoni mënyrën me ftohje. Mbushni një qese të posaçme me ujë, vendoseni brenda këpucëve dhe më pas këto të fundit futini në frigorifer. Për të ruajtur higjienën këpucët vendosini brenda një qeseje.

Patatet

Qëroni një patate dhe vendoseni brenda këpucës, duke i lënë në këtë mënyrë gjatë gjithë natës. Të nesërmen do të ndiheni më komode me to.

 

Të fundit