Flash News

KRYESORE

Me maska dhe në distancë nga njëri-tjetri, si u zhvillua takimi i opozitës me ambasadorët e BE në selinë e PD

Opozita e bashkuar zhvilloi një takim sot me ambasadorë të Bashkimit Evropian, mes tyre edhe ai i BE, Luigi Soreca.

Pas takimit, Basha tha për gazetarët se me ta ka ndarë dy shqetësime kryesore “se kjo qeveri po pengon integrimin dhe po rrënon ekonominë dhe se është e domosdoshme të farkëtohet një plan afatmesëm dhe afatgjatë masash me BE për të mbështetur ekonominë e familjeve shqiptare”.

Po ndërkohë, si është zhvilluar mbledhja në selinë blu, në kushtet kur vendi vazhdon të jetë në gjendje të fatkeqësisë natyrore, prej covid-19.

Siç duket nga fotot e publikuara nga zyra e PD, pjesëmarrësit janë shfaqur me maska, një pjesë edhe me doreza dhe në distancë mes tyre.

Të fundit