Flash News

KRYESORE

"Me Metën mund të takohemi edhe tek Baba Mondi", Presidenti lë pas përplasjet për grusht shteti, i përgjigjet ftesës së Ramës

"Me Metën mund të takohemi edhe tek Baba Mondi", Presidenti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në fjalën e tij pas përfundimit të Mbledhjes së Komisionit të Integrimit ka thënë se Shqipëria ka humbur shumë kohë përsa i përket rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian.

Kuriozitetit të gazetarëve për një koment të tij referuar këtij takimi, por edhe ftesës së zotit Rama, Meta i është përgjigjur se “është i disponueshëm për çdo ftesë” dhe se gjithçka që ka bërë e bën për të ardhmen e vendit.

A i keni lënë inatet e shkuara me Ramën? Përplasjet e grushte shteti për Gjykatën Kushtetuese?

“Ishim për çështjet e Integrimit Evropian, dhe për këto çështje jam e do jem i disponueshëm për t’ju përgjigjur çdo ftese, si sot.  Çdo gjë që kam bërë, çdo gje, e kam bërë që Shqipëria të mos humbasë kohën që ka shpërdoruar në këto dekada. Ka nisur me Kroacinë e ka qenë para Serbisë e Malit të Zi dhe sot jemi në një situatë jo shumë pozitive”, është shprehur Meta.

“ Të rikthehejmë shpresën te qytetarët tanë”, deklaron kështu Presidenti duke mbyllur fjalën e tij.

Të fundit