Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Më mirë të më shohin si injorant se sa si gënjeshtar”, Besa Shahini i ka të dyja
Nga Luçiano Boçi
Ministrja me një njohje nën mesatare të gjuhës letrare shqipe, ka sulmuar në mënyrë të padenjë me një status të denjë për “gocë rruge që kapet prej flokësh”, pedagogët në përgjithësi e ato të gjuhës dhe të letërsisë, të cilët kanë kritikuar me argumente shkencorë pavlefshmërinë e testit të letërsisë.
Gjuha e përdorur është fyese, me kontekst rruge dhe arrogante. Fyerja shkon deri në ofendim e arroganca deri në kërcënim.
Mos ta dija që është ministre, do mendoja që është shkruar nga ndonjë tifoze politike me formim arsimor mediokër e rilindjes që shpërblehet me ndere e buzëqeshje për stoicizmin banal të treguar në mbrojtje të së pambrojtshmes. Megjithatë dhe në raste të tjera nuk është se Besa ka bërë ndonjë diferencë nga ky perceptim.
Të them të drejtën jam ndjerë fatkeq deri në revoltë, tek zbuloja tragjikisht rresht pas rreshti, qenien në krye të arsimit të një niveli të tillë profesionalisht skandaloz dhe etikisht krejtësisht banal.
Deri tani kam thënë që Besa të japë dorëheqjen për shumë “gafa” e keqmenaxhime të sistemit arsimor, por pas kësaj po kërkoj të kthehet andej nga ka ardhur, që kund mos ia shohim bojën, pa hezituar se po bie në nivelin e Besës.
Një ministre, sado e politizuar të jetë nuk mund të lejohet të përdorë atë gjuhë. Dhe ka një fjalë të urtë “kur nuk di hesht”. Së paku këtë të kishte zbatuar dhe Ministrja më e paaftë e të gjitha kohërave, sa kur e dëgjon, ose lexon të merr malli dhe për Themie Thomain e Bujqësisë së diktaturës. Përkundër kësaj, Shahini ka nxjerrë shpatën dhe i është sulur si jeniçere e devotshme në emër të modernizmit, pedagogëve e pedagogeve, të cilëve nuk u njeh as punën, as meritat, as reputacionin, as kontributin, as vlerën. Me paturpësinë e zakonshme, kërkon t’i nëpërkëmbë dhe t’i poshtërojë nën delirin e të qenit ministre.
Mjerane ministre nuk e di që ato pedagogë që ajo ka anatemuar e kërcënuar, do s’do ajo, janë sot elita e mendimit albanologjik dhe punët e tyre që Besa nuk i ka parë as në ëndërr, janë të njohura kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Balta që ajo hedh në statusin e saj, bën pis vetëm atë vetë dhe askënd tjetër. Ministrja, e cila ka vite pune sa alternativat e një pyetje në testin e letërsisë, dhe alternativën e saktë për vitin e vet më të mirë akoma nuk e di, merr përsipër t’i japë mend atyre që kanë gjithë jetën që merren më gjuhën dhe letërsinë.
Guximi i injorantit nuk njeh kufij. Pa asnjë përvojë, apo kompetencë mësimdhënie në mësuesi dhe specifikisht në gjuhë e letërsi, madje me nivel të përgjithshëm që lë për të dëshiruar, Shahini u tregon arat e gjuhës dhe letërsisë atyre që i kanë të tyret. Flet me të njëjtën shkalafitje mentale e emocionale, siç bënte në video-selfiet e mësimit online, ku dilte si mësuese, pa qenë asnjë ditë e tillë. Shfaqej si specialiste IT, pa ia pasur haberin fare.
Fliste në ajër si metodiste e mbaruar, pa ditur nga lidhej gomari. Pozonte si spikere e paarritshme RTSH-je, pa qenë ndonjëherë lajmdhënës. Në fund e ndriti. E bëri çorap e çorbë gjithçka, sa u detyrua ta mbyllë vitin shkollor para datës zyrtare. Dështoi si kudo me sukses të plotë. Nuk bërtiste kot Gëte i shkretë, kur shkruante: “Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim”.
E sot “injoranca në veprim”, na flet për modernizim të paparë të sistemit parauniversitar, të cilin nuk po e arrin dot sistemi universitar. Jo për shkak të politikave të Ramës së saj, por për shkak të pedagogëve. “Injoranca nuk është argument”-shtojnë latinët. Për çfarë modernizimi na flet Ministrja?! Modernizimi që pretendon “injoranca në veprim”, i ngjan një çaf-çufi me avull i dalë shinash, i cili zvarritet zhurmshëm duke çjerrë e zhbjerrë arsimin. A e ka lexuar raportin e OECD çaf-çufja ministre, të dalë disa ditë më parë, i cili qartazi hedh poshtë delirimin e saj dhe shënjon katastrofën në arsimin parauniversitar?! Ja çfarë thotë raporti:
“Shumë mësues në Shqipëri vazhdojnë të përdorin një metodë tradicionale të përqendruar në mësimdhënie. Intervistat me mësuesit tregojnë një aplikim të kufizuar të disa prej aspekteve më inovative, siç janë vlerësimi formues dhe mësimi i aftësive të shekullit njëzet e një”- thotë raporti, i cili jep dhe rekomandime të qarta. Pra për çfarë modernizimi na flet Shahini? Ah po! Ndoshta e ka fjalën për këtë paragraf të raportit: “Shumë shkolla në zonat rurale nuk kanë materiale mësimore dhe luftojnë për të përmbushur nevojat e tyre themelore të infrastrukturës”. Ose me siguri për këtë përcaktim alarmant: “Nuk ka asnjë masë të standardizuar të arritjeve të nxënësve në shkallë kombëtare para klasës 12, kur ata i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore”. Këto nuk i them unë i thotë raporti e zeza mbi të bardhë. Modernizim për Shahinin janë kësisoj me siguri skandalet seksuale në shkolla, infrastruktura skandaloze, klasat kolektive në masë, kushtet higjeno-sanitare tmerruese. Modernizim për “injorancën në veprim”, është mungesa e laboratorëve IT, mungesa e platformave online, korrupsioni me tabletat e tekstet digjitale, drejtuesit militantë e keqtrajtimi e keqpagimi i mësuesve.
Po siç duket, Besa e ka gjetur paqen me veten, duke u nisur nga thënia e famshme e Benedetto Varchi-t “Më mirë të më shohin si injorant se sa si gënjeshtar”. Besa madje i ka të dyja.
Me verbërinë e saj që buron nga paaftësia, qartazi Ministrja Shahini e shpall veten paradoksalisht, vetëm Ministre të Arsimit Parauniversitar: “Hendeku mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar - shkruan ajo - po shkon duke u zgjeruar”. Dhe këtë hendek e quan meritë e arritje të vetën. Pra ajo e ka bërë punën, pedagogët jo. Lajthitje kjo, apo padituri? Të dyja bashkë do thoja. Vetë ajo, e konsideron veten pra, jo përgjegjëse dhe jo Ministre për arsimin e lartë dhe pranon dështimin e sistemit Universitar, reforma e pretenduar e të cilit nisi me ligjin e mbrapshtë të 2015. Ndërsa po të pyesësh Ramën ai të hidhet në fyt dhe Arsimin e Lartë, ndryshe nga Besa, e quan suksesin më të madh të qeverisë së tij. Rama sikurse Besa është në paqe me veten, sepse është duke zbatuar thënien e Perandorit Ferdinand i Habsburgëve: "Unë jam perandor dhe unë i dua injorantët." Rama e do shumë veten dhe Shahinin. Kjo është e vërtetë.
“Ju lutem mos më lini të vdes “injorant”! Më gjeni cili është më injoranti midis këtyre të dyve dhe do ju fal universin” - do bërtiste nën kulmin e sarkazmës, që Besa nuk e dallon nga ironia, pedagogu e specialisti, kritizer i testit qesharak të letërsisë, teksa lexon statusin e të ashtuquajturës Ministre të Arsimit.
Megjithatë, jo çdo e keqe vjen për keq. Ka dhe një të mirë. E mira në këtë rast është e dhimbshme, por të paktën të gjithë pas kësaj kanë zbuluar përmasën e vërtetë të fatkeqësisë së drejtimit të sistemit arsimor dhe të paktën dinë formulën e shërimit që nis me largimin një orë e më parë të paaftësisë dhe banalitetit, “të injorancës në veprim” që ka pushtuar drejtimin e këtij vendi e drejtimin e arsimit të tij.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38