Flash News

KRYESORE

“Më mirë të shante nga nëna”, ish-ministri i Shëndetësisë: Shija më e hidhur nga pandemia kur telefonova gruan, më doli “Alo, Edi jam”

Ish-ministri i Shëndetësisë, mjeku Leonard Solis deklaron se në fazat e para të pandemisë u bë një abuzim i madh sa i takon komunikimit shkencor me publikun.

Duke folur në Wake up, Solis thotë se shija më e hidhur që i ka lënë pandemia në fazat e para ishte një moment kur telefonoi gruan dhe dëgjoi mesazhin e kryeministrit: “Alo, Edi jam”.

"Ne bëmë një abuzim të tmerrshëm në fazën e parë të pandemisë. Shija më e hidhur që unë kam nga COVID, më ka ngelur Kryeministri, kur mora gruan time në telefon dhe dëgjoj: "Alo Edi jam. Lani duart...".

Më mirë të më shante nga nëna dhe baba. Nuk mundet një Kryeministër, që kur merr fëmijën tënd në telefon të të dalë e të thotë: "Alo Edi jam. Lani duart". Këto lloj abuzime në fillim të fazës së pandemisë e tkurrën popullin e bënë mosbesues.

Duhet të flasë Instituti i Shëndetit Publik që ka shkencëtarë shumë të mirë, të cilët janë përballur me epidemi, por atyre ju kanë vënë maskën për t'ju mbyllur gojën. Duhet të flasin ata dhe jo diletantët. Kudo ka diletantë të cilët flasin e politizojnë dhe kështu humbet besimi i popullit. Duhet të flasin shkencëtarët", tha Solis.

Të fundit