Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Artan Fuga
Tregohej një barcaletë e hidhur! Mbreti kishte nxjerrë urdhërin që kush kishte tre bole njera i pritej! Nastardini iku me vrap i alarmuar. Komshiu i tij i tha : Perse ke frikë? Mesa di unë ti dy ke, nuk ke tre! Nastradini i mënçur i'u përgjigj: E mo, e, por këta në fillim t'i presin ato të shkreta dhe pastaj t'i numërojnë.
Sikurse dikur në Plenume. Plenumi i dënonte me pushkatim armiqtë e partisë, pastaj prokuroria sikurse na rrëfen z. Rrapi Mino te gazeta Panorama redaktonte pretencën që lexohej në gjyq. Të jep vendimet!!!
Kështu edhe me projektligjin antishpifje : Këshilli i Etikës i dënon mediat që "shpifin" kurse më pas gjykata jep vendimet!!!
Një këshill etike a ankesash që jep dënime e ndëshkon!!!
Më kujton vendet me ligjet e sheriatit!! Një instancë që mbron moralin profesional kthehet në instancë ndëshkuese!!! Nuk është fare çështja e medias, është shkatërrimi i të gjitha parimeve mbi të cilat shqiptarët kishin dashur t'a ndërtonin jetën pas vitit 90!
Tërmeti social po shkatërron institucionet!
Në librin tim Shoqëria Periferike të botuar së fundmi nga shtëpia botuese Papirus, theksohet se modeli piramidal i shoqërisë ka kapur si një kolerë të gjitha institucionet, por aplikohet edhe në sistemin e informacionit dhe të medias.
Mediat lokale janë dënuar me atrofizim dhe audiencat drejtohen vetëm te pak televizione kombëtare; informacionet prodhohen nga politika kurse gazetarët nuk kanë mundësi të shpalosin pavarësinë e tyre në bërjen e lajmeve, raportimet nga terreni live janë pothuajse të paqëna, axhenda e medias mbizotërohet nga politika e ditës në rrafshin më sipërfaqësor të saj, pushtetarët kryesorë rrinë gjithë ditën në ekranet e televizorëve, në mbrëmje politika çmend të gjithë miletin, kurse zëri i audiencave vjen vetëm në formên kur disa hallexhinj mblidhen në ndonjë kafene, në këmbë, dhe i luten pushtetit ulur të vejë dorën në zemër për t'u gjetur ndonjë çadër a dhomë hoteli ku të fusin kokën në këtë dimër me tërmete dhe katastrofa apokaliptike.
Na tani edhe një ligj antishpifje që shkatërron të gjithë sistemin jo vetëm të medias, por hedh në erë dhe të drejtat qytetare, të biznesit, si edhe të gjithë sistemin e gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë. Media dëmtohet, por është e fundit që dëmtohet përpara të drejtave qytetare, përpara gjykatave, drejtësisë, biznesit etj.
Projektligji përmban një kontradiktë logjike të llahtarshme. Shpifja ose është ose nuk është vepër në kundërshtim me ligjin! Poqese është atëhere nuk ka çfarë fut turinjtë e vet AMA dhe këshilli i mjerë i etikës në këtë institucion. Poqese nuk është atëhere nuk ka punë gjykata. Por, që një vepër që bie ndesh me legjislacionin të gjykohet me pasoja edhe nga një kooperativë bujqësore si këshilli i etikës edhe nga gjykatat - kjo është një perversitet institucional që vetëm një Shqipëri e çmendur mund t'a prodhojë, një Shqipëri ku pamë se muret lëkunden si të dehur nën të cilët jetojmë ne skllevërit e Piramidës!
Një këshill etike i konstituuar nga një bord politik ose i emëruar me përkrahje politike me shumicë nga pushteti. Ja ku janë dënimet politike edhe nëse ato do të bazoheshin te argumente të drejta. Gjykim i njëanshëm, gjykim politik, gjykim nga gjykata ad hoc, si gjyqet ushtarake paslufte, gjykim nga individë pa formim gjyqësor.
Do të na rikthehen gjykimet e lagjes, të Frontit Demokratik që do të pretendojë të japi edhe çmimet Nobel, ose t'i heqi, do të kthehen gjykimet fshatshe, gjykimet e kooperativave bujqësore, ose sipas mendimit të shumicës në Kuvend!
Unë nuk e kam hallin te diktatura që na rrezikon, aq sa te primitivizmi, turkoshaklliku, budallalliku ku jemi futur, duke zëvendësuar gjykimin e drejtë me gjykimin "popullor", me gjykimin nga kush mundet.
Vetë Ali vetë Kadi!
Por, unë nuk pranova të shkoj në Komisionin e Medias me ftesën e kryetares së tij, zonjës Dhimitri, për të cilin kam respekt të veçantë sepse si do të mund t'ja shpjegoja këto deputetëve aty, ku një pjesë nuk u dihet origjina politike, një pjesë më janë shfaqur sa herë kam vajtur si ushtarë të partisë, një pjesë e deputetëve opozitarë sulmojnë më fort mendimet opozitare edhe sesa kolegët e tyre të shumicës në pushtet!!!
Si t'ja shpjegosh të gjitha këto përshembull Mirelës, Bukuries, Musait, Muhamedinit, Milvës, Suzanës, Fidelit, Agronit, Etlevës, Shabanit, Muços, etj., sepse ata nuk dalin në publik për të debatuar. Ti fol ata ngrenë kartonat dhe kaq e thjeshtë është!
Kurrë nuk dëgjohen argumentat e kundërta edhe kur u flet për akademinë e rrënuar të shkencave, edhe për kërkimin shkencor të shpartalluar, edhe për median e cënuar, edhe për shkollën e masakruar, edhe për këtë edhe për atë.
E kam konsideruar si të kotë të harxhosh frymën. Nuk duhet të shkosh me shpresën për t'u dëgjuar, por vetëm me shpresën që ky Kuvend të iki sa më shpejt nga skena politike e vendit, për dëmet e pallogaritshme që i ka sjellë atij!
Dhe një ligj antishpifje që shkatërron gjykatat, të drejtat qytetare, Kushtetutën, informacionin qytetar, bizneset, dhe në fund fare median, vjen për paradoks, në mënyrë qesharake pikërisht tani që shkatërrimet e tërmeteve që na sfilitën po tregojnë me fakte se çfarë rrënimi paraprak kemi pësuar në këtë Shoqëri Piramidale që zë veten nën vete!
Imagjinoni sikur një gazetar para 26 nëntorit të ngrinte alarmin se në rast tërmeti në Durrës ose Tiranë apo gjetiu do të vdisnin dhjetra njerëz sepse ndërtesa të ndryshme ishin jashtë standartit. !!! Shpifjeeeeeee!
Imagjinoni sikur një gazetar të raportonte para 26 nëntorit duke supozuar që ne nuk kemi asnjë qen për be, për të dedektuar të vrarët poshtë gërmadhave! Shpifjeeeeee!
Imagjinoni sikur një gazetar para 26 nëntorit të raportonte se në rast tërmeti qendrat e matjes të tyre nuk do të kishin mundësi të masnin as magnitudën sepse nuk kishin gjenerator elektrik! Shpifjeeeee!
Imagjinoni sikur përpara tërmetit të 26 nëntorit të të thuhej nga ndonjë gazetar se shteti ynë nuk ka rezerva ushqimore të duhura për raste katastrofash natyrore ose epidemish!!! Shpifjeeeee!
Ama - dënim me burg për gazetarët!
Këshilli i etikës - dënim me burg për gazetarët!
I dënojmë pastaj i gjykojmë!
Cfarë do publiku, cili është interesi publik? Që media të ngrejë alarme edhe kurrë nik ka prova të plota për një rrezik apo që media të raportojë me dhimbje e lot në sy provat që tashmë si duhen më as shoqërisë, as atyre që vdiqën, pas katastrofës?!
Ligji antishpifje që e shkatërron raportimin e gazetarit nga kjo pikëpamje është me pasoja që mund të jenë kriminale. Eshtë fjala për jetët e njerëzve, për sigurinë e jetës të qytetarit, shkatërrimi i lirisë të medias është në fund fareeeee!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38