Flash News

KRYESORE

“Më mori Engjëll Agaçi...” Ulsi Manja jep sqarime për audiopërgjimin e Denar Bibës me gjyqtarin e Strasburgut

“Më mori Engjëll Agaçi...” Ulsi Manja jep sqarime

Ulsi Manja, kreu i Komisionit të Ligjeve ka dhënë shpjegime lidhur me audiopërgjimin e publikuar një ditë më parë në media, ku dëgjohet nënkryetari i KQZ, Denar Biba duke shantazhuar gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledi Bianku.

Në një prononcim për gazetarët, Manja e cilëson materialin e publikuar dje si një montazh. Sipas tij, gjyqtari në vitin 2014 nuk kishte asgjë në dorë.

“Hajde shantazh hajde, një material që flasin në kafe në 2014-ën dhe me fjalë të shkëputura, ku u bëka fjalë për shantazh këtu? Ledi Bianku, miku i Denar Bibës s’ka asgjë në dorë në Strasburg. Kjo është e verifikueshme. Si ka mundësi që e ka xhiruar në 2014-ën dhe paska heshtur për katër vjet? Zbulime të tilla di të bëjë vetëm Basha”, u shpreh Manja.

Të fundit