Flash News

KRYESORE

"Më mungon", Ariana Grande poston foton e një viti më parë me Mac Miller

Disa muaj pas ndarjes së tij nga jeta, këngëtarja Ariana Grande vazhdon ta vuajë mungesën e ish-të dashurit të saj, Mac Miller.

Dje, gjatë ditës së falënderimeve që festohet gjerësisht në SHBA, ajo ka publikuar një foto të një viti më  parë krah tij.

Ariana ka kujtuar momentet kur ata festonin së bashku dhe dukeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

"Më mungon", shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit.

Kujtojmë se Ariana Grande ka pasur një lidhje të gjatë me Miller, por u nda në fillim të këtij viti, pak muaj para se reperi të ndërronte jetë.

Të fundit