Flash News

KRYESORE

Me Nanon dhe Berishën kryeministër, ish-presidenti Moisiu tregon rastet e mosdekretimit të ministrave

Me Nanon dhe Berishën kryeministër, ish-presidenti Moisiu tregon

Ish-presidenti Alfred Moisiu, në një lidhje direkte në emisionin ‘Open’ ka treguar dy raste të ndryshme të mosdekretimit të ministrave kur në krye të qeverisë kanë qenë Fatos Nano dhe Sali Berisha.

“Kur Nano solli listën e qeverisë pata vërejtje për dy ministra nisur nga problematikat, por kryeministri i tërhoqi kritikat dhe problemi mbeti i ezauruar. Kur Berisha kur solli listën e qeverisë pata vërejtje për një ministër. I thashë: "Zoti kryeministër pretendimet e mia këto janë në bazë të informacioneve. Nëse ju e merrni përgjegjësinë atëherë përgjegjësia politike është juaja". Patëm biseda, shkëmbyem mendimet dhe i konsumuam gjërat”, u shpreh Moisiu pa përmendur emrat e ish-ministrave.

Ish-presidenti thekson rëndësinë e konsumimit të bisedave mes kryeministrit dhe presidentit.

Ndërsa sa i përket rastit konkret të mosdekretimit të emërimit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, sipas tij nuk ka asnjë ndalesë për të mos e bërë diçka të tillë.

Për rastin konkret, me aq sa jam në dijeni nuk ka asnjë ndalesë për të dekretuar gjeneralin Lleshi. Nëse ka një gjë të veçantë Meta, nuk di çfarë të them”, u shpreh më tej Moisiu.

Të fundit