Flash News

KRYESORE

“Më ndave nga familja dhe fëmija”, Fjalët e fundit të Xhaferit para se të vriste ish të dashurën

“Më ndave nga familja dhe fëmija”, Fjalët e fundit

Mëngjesin e sotëm, Xhafer Meta vrau me armë zjarri 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe më pas veten. Debati mësohet se kishte lindur nga fakti se ata ishin ndarë prej pak muajsh.

Ngjarja ndodhi në zonën e ‘Don Boskos’ teksa sipas asaj që raporton Tv Klan, disa dëshmitarë thanë se 31-vjeçari ia preu rrugën Xhuljeta Çunit dhe më pas debatoi me të.

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”? Kështu mësohet  t’i jetë drejtuar Xhafer Mata, ish- të dashurës, ndërsa ka pritur një përgjigje prej saj.

Pak momente më pas e qëlloi dy herë. Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë: “Mirë ia bëra që e vrava”.

 

Të fundit