Flash News

KRYESORE

"Me ndryshimet kushtetuese pa marrëveshje Rama humbi datën e negociatave", Mark Marku: Opozita ka arsye të forta të dalë në protestë!

"Me ndryshimet kushtetuese pa marrëveshje Rama humbi datën e

“Miratimi në mënyrë të njëanëshme i ndryshimeve kushtetuese, e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga BE”, kjo është ajo çka ka deklaruar analisti Mark Marku gjatë një dalje mediatike mesditën e sotme.

Marku shprehet se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, pa marrë parasysh kërkesat e opozitës, Shqipëria ka humbur datën për hapjen e negociatave.

Sipas analistit, me veprimet e sotme “Rama, po ashtu, ka hedhur në erë mundësinë për të shkuar qetësisht në zgjedhjet e ardhshme”, si dhe ka krijuar një situatë tepër të vështirë që palët të arrijnë në konsensus.

“Me këtë që ka bërë Rama është humbur data për negociatat. Cdo ditë e më shumë po largohemi nga BE. Me këtë që ka bërë Rama do ketë pasoja për vendin. Jemi futur në një situatë kaotike, Rama ka prishur të gjithë procesin e nisur në Këshillin Politik.

Pashë edhe deklaratën e Yuri Kim që shprehte zhgënjim nga veprimi i Ramës dhe ftonin për negociata në Këshillin Politik? Po pse të ketë negociata kur ai i pengoi koalicionet zgjedhore? Unë nuk them të mos bëhen por Rama ka hedhur në erë mundësinë që të shkohet qetësisht në zgjedhjet e ardhshme. Unë e shoh të vështirë që palët të gjejnë konsensus. Megjithatë them se pavarësisht se është shkelje e rëndë e të drejtave pengimi i koalicioneve, them që kjo nuk e bën opozitën të humbë zgjedhjet. Pra, opozita madje duhet të bëhet më e fortë dhe të nisë një lëvizje kundër Ramës.

PS edhe sot po të votohet nuk është parti e parë, se nuk ka mundësi të bësh këto manovra, manipulime për të marrë e blerë zgjedhjet. Nëse i ke, pse duhet t’i blesh?”, tha Marku në "Opinion" në News 24.

Sipas analistit, e vetmja rrugë që i mbetet opozitës pas zhvillimeve të sotme është të nisë një lëvizje për rrëzimin e Ramës, përfshi këtu edhe protestat.

Opozitës i takon të krijojnë një lëvizje të gjërë, të krijojnë një aleancë për rrëzimin e Ramës. PD vetë të hapet kundrejt shoqërisë, t’ju garantojë programe, miniprograme aktorëve që do të duan të përfshihen, duhet të ndryshojnë logjikën e funksionimit të tyre. Unë besoj që ka arsye që të ketë protesta”, tha ai.

Të fundit