Flash News

KRYESORE

“Më në fund pranë familjes”, deputeti i PS fiton betejën me covid-19, mesazhi pasi doli nga Infektivi

“Më në fund pranë familjes”, deputeti i PS fiton

Deputeti i PS, Edmond Leka fiton betejën me covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë përmes një postimi në rrjetet sociale. Deputeti shkruan se ka kaluar ditë të vështira në spitalin Infektiv, pasi u infektua gjatë muajit gusht, ndërsa shpreh mirënjohjen edhe për mjekët e spitalit që iu gjendën pranë.

“Pas një periudhe të gjatë disa ditore me Covid-19, më në fund pranë familjes dhe njerëzve të mi të dashur që ndenjën kaq ditë e netë pa gjumë së bashku me mua.

Mirënjohje pa fund për heronjtë e Spitalit infektiv në QSUT, prof dr Najada Como, prof dr Tritan Kalo, dr Pellumb Pipero, dr Nevila Gjermeni, reanimatorëve, dhe gjithë Stafit të Shërbimit Infektiv, infermierëve dhe sanitarëve, që cdo ditë natë gjendeshin pranë të sëmurëve duke na dhënë shpresë dhe kurajo për ta përballuar me sukses sëmundjen pa marrë parasysh asnjë rrezik për veten.(Edhe pse pothuaj i gjithë personeli ishte përballur me infeksionin Covid-19).

Faleminderit dr Skender Brati, dr Bruna Mersini, dr Dritan Leli, dr Maksi Gega, dr Kujtim Llapi që edhe pse me ngarkesën e punës tuaj nuk rreshtët së interesuari për shëndetin tim.

Faleminderit shumë kolegë, miq, shokë, të afërm që mu gjendët aq pranë në këto ditë të vështira dhe në shumë raste nuk munda t’Ju përgjigjem shumë prej mesazheve tuaja. Më dhatë energji, forcë dhe kurajo cdo ditë, për ta përballuar me sukses këtë periudhë të vështirë”, shkruan deputeti socialist.

Të fundit