Flash News

KRYESORE

Me Netanjahun pas shpinës, Trump firmos njohjen lartësive Golan si pjesë të Izraelit. Rumania zhvendos ambasadën

Me Netanjahun pas shpinës, Trump firmos njohjen lartësive Golan si

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar sot deklaratën ku lartësitë Golan njihen si territor i Izraelit. Trump e nënshkroi vendimin ndërkohë që pas shpinës së tij qëndronte Benjamin Netanjahu, kryeministër i Izraelit.

Këto territore janë pushtuar nga Izraeli pas asaj që njihet si ‘Lufta Gjashtë Ditore’ kundër Sirisë, në vitin 1967.

Vendimi i Trump u kundërshtua sot nga Turqia dhe Rusia, ndërsa Bashkimi Evropian është shprehur më herët se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për çështjen Golan.

Por ndërkohë që Uashingtoni merrte këtë vendim, Rumania, shtet anëtar i BE-së, ka njoftuar se do të zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi për në Jeruzalem. Bukureshti mban aktualisht presidencën e Bashkimit Evropian dhe ky veprim ka shkaktuar reagime të menjëhershme. Mbreti i Jordanisë, Abdullahu i Dytë ka njoftuar se ka anuluar vizitën e planifikuar në Rumani.

Të fundit