Flash News

KRYESORE

Me ngjyra verore dhe të ‘bronzta’, si u shfaqën gratë deputete në ditën e parë të parlamentit

Pas pushimeve të verës, sesioni i ri parlamentar ka nisur, pa praninë e opozitës. Ndërkohë PD dhe LSI  po zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër, para oborrit parlamentar kaluan deputetët e mazhorancës, ku u vërejtën dhe zonjat e zonjushat politikane.

Megjithëse vërehej mungesa e prezencës femërore opozitare, nuk kaluan pa rënë në sy zonjat dhe zonjushat e PS-së.

Elegante, me ngjyra verore dhe me lëkurë të bronztë, parlamentaret janë rikthyer në kuvend pas pushimeve verore.

Me një fustan jeshil dhe shumë veror, Blerina Gjylameti kishte bërë zgjedhjen e duhur për rikthimin e saj në parlament.  Mjaft elegante u shfaqën dhe Sonila Qato e Lindita Nikolli, të cilat kishin preferuar që të zgjidhnin të zezën si ngjyrën dominuese të veshjes tyre.

Të fundit