Flash News

KRYESORE

Me një votë, Demi Lovato rikthehet pas 5 muajsh në rrjetet sociale

Me një votë, Demi Lovato rikthehet pas 5 muajsh në rrjetet
Që pas mbidozës që gati i mori jetën, Demi Lovato ka qëndruar larg rrjeteve sociale. Ajo ka shfrytëzuar këtë kohë për të marrë veten dhe për t`u rehabilituar. Megjithëse mediat kanë shkruar shpesh se 26-vjeçarja i është kthyer jetës saj normale, ajo nuk kishte bërë asnjë postim në profilet e saj në rrjetet sociale. Demi u rikthye dje për herë të parë pas 5 muajsh me një votë. "Jam shumë e lumtur që mbërrita në shtëpi në kohën e duhur për të votuar. Një votë mund të bëjë diferencën, kështu që sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet," - ka shkruar Demi në foton e postuar në Instagram.

Të fundit