Flash News

KRYESORE

“Më ofruan një çantë me para”; dy daljet prej protagonisti të Fevziut në Top Channel

Ndonëse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht transferimi i Blendi Fevziut tek Top Channel, deri tani ka disa shenja që tregojnë për afrimin e gazetarit me televizionin e njohur në vend. Si rrallë-herë, gjatë këtij viti, Fevziu ka qenë i ftuar dy herë në emisionet e tyre.

Dajla e parë ishte më 18 tetor në “Pasdite në TCH”, ku ai rrëfeu në detaje jetën e tij para gazetares Jonida Shehu, madje u pyet nëse e ka joshur ndonjë ofertë. “Më kanë ndodhur histori interesante që nuk dua as ti tregoj, Ndërsa më ftuan për një drekë më kanë ardhur me një çantë me pagesën e një viti. Padyshim jam lëkundur, jo nga oferta, por jam lëkundur kur nuk jam ndjerë mirë emocionalisht në raport me vendin e punës ku jam! Kur nuk kam pasur hapësirën që kam, kur nuk kam pasur vlerësimin që kam. Të gjithëve na ndodh, që shpesh here të prekemi nga një fjalë, që thuhet me brutalitet, momente të tilla kam pasur gjithmonë, madje mund të them edhe së fundmi kam pasur një moment jo te qetë, më është dukur sikur prioriteti i punës time nuk përputhet tamam me prioritetin e televizionit ku unë punoj , këto janë momente që kalojnë…”, sqaroi Fevziu.

Dajla e dytë ishte me 24 mars në “Dua të të bëj të lumtur”, ku Fevziu ishte ftuar për dy arsye. Fillimisht ai përgëzoi një çift nga Bulqiza, Ramazanin dhe Vasfijen, të cilët ishin njohur në minierën e kromit 25 vite më parë dhe ishin shikues të rregullt të emisionit.  “Pa njerëz si ju Shqipëria nuk do të ishte kjo që është dhe Shqipëria e vërtetë jeni ju. Njerëzit e thjeshtë që punoni çdo ditë, që rrezikoni jetën dhe që na bëni të ndihemi krenar”. Blendi i dhuroi Ramazanit katër nga librat e tij dhe një set kopshtarie që mund ta blinte ku të dëshironte. Gjithashtu ai e ftoi Ramazanin që të ndiqte ‘live’ një prej emisioneve të tij.

Arsyeja e dytë ishte vajza e tij, Mishel. Kjo  fundit i kishte shkruar një letër në të cilën i shprehte dashurinë dhe mirënjohjen. “Familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo vetëm falë teje”, ishin fjalët me të cilat Misheli i drejtohej Blendit. Por fjalia që e emocionoi dhe e përloti ishte “Të dua babi, ti je idhulli im”, shkruante Mishel.

Nuk ka rëndësi se sa njeri i fuqishëm dhe me pushtet ke qenë, nuk ka rëndësi nëse ke qenë një njeri i famshëm me një karrierë të arrirë. Mund të kesh bërë gjithçka, por nëse nuk ke rrritur një fëmijë të mirë, dije se nuk ke bërë asgjë”, ishte përgjijga e Fevziut për vajzen e tij. L.C. - Politiko.al

Fevziu te ‘Top Channel’, si ndryshon skena mediatike shqiptare dhe pasojat që do ndihen te të gjitha televizionet

Foto / Kur dhe si e dha Blendi Fevziu shenjën e parë të ndarjes nga Klani

Të fundit