Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Me optimizëm të përmbajtur, Kosovë-Serbi sërish përpjekje për rilidhjen e marrëdhënieve pas një pauze një-vjeçare
Me iniciativën e Berlinit dhe Parisit përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë dialogun, që u ndërpre papritmas një vit më parë. Edhe pse arsyet e ndërprerjes janë shmangur, optimizmi është i përmbajtur.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç që të mërkurën (08.07) pasdite, kur iu drejtua qytetarëve të Serbisë, e dinte se kush do të jetë fajtori, nëse shkon në Paris i papërgatitur për të luftuar për të drejtat e serbëve në Kosovë. "Do të nisem për në Paris nesër në mëngjes dhe jo sonte, do të jem më pak i çlodhur për bisedimet me Macronin", u shpreh Vuçiq duke aluduar për demonstruesit, të cilët me protestat e tyre e lanë pa gjumë natën para vajtjes tek presidenti francez Emanuel Macron.
Ndërprerje e papritur
Udhëtimi për në Paris dy ditë pas kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti i shërbën përgatitjes së ngjarjes kryesore të kësaj jave, video-konferencës dhe takimit të Vuçiqit dhe Hotit në kuadër të iniciativës gjermano-franceze për rinisjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. Ajo që një vit më parë u ndërpre papritur, kur u anulua takimi Vuçiq-Thaçi në Paris, i cili ishte përcaktuar në fund të prillit në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, do të mbahet të premten (10.07), me video–link në relacionin Beograd-Prishtinë-Berlin-Paris-Bruksel, me aktorë të tjerë dhe në një botë të tronditur nga pandemia. Fillimisht në formatin Paris-Berlin të premten dhe pastaj në formatin e BE të dielën. Arsyeja kryesore e ndërprerjes, taksa e Kosovës për mallrat serbe, tashmë është hequr, dhe duket se asgjë nuk e pengon vazhdimin e qetë të dialogut.
Ballkani Perëndimor (nuk) është prioritet
Po si është situata një vit pas ndërprerjes të përpjekjeve për të vendosur dialogun? Aktorët janë të njëjtë në të gjitha palët, përveç asaj shqiptare. Vuçiq hyn edhe më i fortë në bisedime, kur është fjala për mbështjetjen parlamentare në vend, ndërsa Merkel, Macron dhe Bashkimi Europian kanë nevojë urgjente për ndonjë sukses në rajon, që të dëshmojnë që me gjithë vështirësitë, që ka shkaktuar kovidi, nuk e kanë harruar këtë pjesë të kontinentit. Kjo është përsëritur vazhdimisht që nga samiti i Zagrebit në fillim të majit, ku Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu premtuan negociatat. Për shkak të pandemisë së koronavirusit edhe prioritetet e presidencës gjermane të BE kanë ndryshuar tërësisht. Është fare e qartë se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të luajë një rol sekondar. Këtu nuk ndryshon asgjë as deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili gjatë vizitës së të dërguarit të posaçëm të BE për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak para disa ditësh tha se ky rajon "mbetet prioritet".T‘ia marrësh frenat Uashingtonit
Nga ana tjetër BE nuk i sheh me sy të mirë perpjekjet e Uashingtonit për t'u përfshirë në këtë proces me metoda jo fort delikate. Brukseli e ka kuptuar se duhet të bëjë urgjentisht diçka për t'ia marrë frenat nga duart Shtëpisë së Bardhë. Iniciativa amerikane, sipas së cilës në fund të qershorit Vuçiq dhe Thaçi duhej të takoheshin në Uashington, dështoi për shkak të ftesës së Thaçit në Hagë. BE-së kjo i ka ardhur si me porosi. I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës Richard Grenell e përshëndeti përmes twitterit iniciativën europiane për vazhdimin e bisedimeve. Duke përvetësuar paraprakisht për SHBA një pjesë të meritës në rast të suksesit të bisedimeve, ai theksoi se sa fort kanë punuar Shtetet e Bashkuara për të vënë theksin te normalizimi ekonomik i dy palëve, sepse siç u shpreh, "ai beson se ky është hapi i parë vendimtar në këtë mosmarrëveshje të gjatë politike".
„Vështirësitë dhe çështjet afatgjata politike do të zgjidhen më lehtë, kur të arrihen përparime në çështjet ekonomike", tha Grenell në twitter dhe shtoi se shpreson që edhe çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të zgjidhet."
Serbia dhe Kosova është çështje e BE-së dhe jo e SHBA-së
Europa e ka vështruar gjithnjë disi me dyshim iniciativën e Uashingtonit, e cila ka pasur në rradhë të parë dimension vetëm ekonomik. Peter Beyer, përfaqësues i Unionit Kristian-Demokrat (CDU) të Angela Merkelit, ish-raportues për marrëdhëniet Serbi-Kosovë në komisionin parlamentar për punët e jashtme dhe aktualisht koordinator i marrëdhënieve transatlantske në Ministrinë e Punëve të Jashtme, nuk e fsheh skepticizmin e tij për atë që ka bërë deri tani Grenell. "Unë e përshëndes rolin e miqve tanë amerikanë, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës. Por si shtete, që gjenden në Europë dhe që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është e qartë që BE udhëheq, kur është fjala për ndjekjen e proceseve politike në përgjithësi dhe veçanërisht të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës", tha Bayer i pyetur nga DW. Që në konferencën e Institutit Aspen në prill, në të cilën mori pjesë edhe Beyer, u tha: „Respekt për marrëveshjet ajrore dhe hekurudhore, por ato nuk mund të zëvendësojnë dialogun politik dhe stabilitetin.". Beyer vuri në dukje se "vetëm BE mund të realizojë liberalizimin e sistemit të vizave" duke komentuar kështu përzierjen e Grenellit në politikën e BE për vizat.
BE ndoshta mund të marrë frymë më lehtësisht se Grenelli hiperaktiv, tani por edhe në muajt në vazhdim, do të jetë tërësisht i zënë me fushatën zgjedhore, që do t'i duhet mentorit të tij Trump për të qëndruar në pushtet, dhe se nuk do të ketë kohë të merret me marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës.
Këmbimi i territoreve vazhdon të jetë absolutisht "no go” për Berlinin
Një nga çështjet më të rëndësishme, që përshkon prej vitesh procesin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, është edhe zgjidhja e famshme, që përfshin këmbimin e territoreve e për të cilin është dashur të bisedohet në takimin e pambajtur në Uashington para dy ditësh.
I pyetur nga DW, nëse Franca dhe Gjermania (që hyn tek kritikët më të ashpër të kësaj zgjidhjeje) janë të bashkuar në këtë çështje, Beyer u përgjigj indirekt se Berlini dhe Parisi janë në "procesin e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe shumë të ngushtë për të gjitha çështjet, që lidhen me zhvillimin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor."
„Ne e dimë se ndryshimi i kufinjve në bazë etnish, për të cilën diskutohet momentalisht mes Serbisë dhe Kosovës, nuk është zgjidhje. Përkundrazi, ai është shumë i rrezikshëm, sidomos për një vend fragjil siç është Bosnja dhe Hercegovina", u shpreh Baerbock.
Beyer shpreson se vazhdimi i dialogut do të çojë në uljen e tensioneve mes fqinjëve. Por për të është po aq e rëndësishme të ruhet kontinuiteti. "Ajo që na duhet, janë takimet e rregullta. Nuk mund të lejojmë më ndërprerje të reja", tha Beyer. Ai u bëri apel të dyja palëve që të distancohen nga provokimet reciproke edhe përmes mediave."/ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38