Flash News

KRYESORE

Më pak vota sa humbësi në 2015, Gjici premton ‘revolucion’ në Kukës

Më pak vota sa humbësi në 2015, Gjici premton

Siç dihej, kandidati i PS në Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici u shpall fitues i votimeve të 30 qershorit, pas bojkotit të zgjedhjeve nga opozita. Pas numërimit të votave, biznesmeni me lidhje të ngushta me Edi Ramën mori 10001 vota, 1259 vota më pak se kandidati humbës i Partise Socialiste në zgjedhjet vendore të 2015-ës, Hasan Halilaj, që u votua nga 11260 qytetarë.

Rezultati i dobët nuk e shqetëson Gjicin, që premton “rikthimim e Bashkisë te banorët dhe shërbimi maksimal ndaj tyre. “Faleminderit të gjithë kuksianëve, të cilët nuk e kursyen mbështetjen edhe në këtë sfidë të radhës. Ju e dini që unë jam njeriu i sfidave, ndaj sfida ime e radhës është rikthimi i Bashkisë te banorët dhe shërbimi maksimal ndaj tyre. Unë jam një nga Ju, ndaj me Ju do jem gjithmonë!”, shkruan Gjici në një postim në Facebook.

Bashkia e Kukësit, mandatin e fundit është drejtuar nga përfaqësuesi i PD, Bashkim Shehu, i cili në zgjedhjet e 2015-ës u votua nga 14303 qytetarë.

Të fundit