Flash News

KRYESORE

Me pantallona jeshile dhe bluze me vija, për vrap buzë detit; Meta video-mesazh dhe një ftesë të veçantë për Klubin Celtic

Me pantallona jeshile dhe bluze me vija, për vrap buzë detit; Meta
Një fundjavë e “ngarkuar” me mesazhe ka qenë ajo e Presidentit Meta ditën e sotme. Ndërsa pak minuta më parë Kreu i Lartë i Shtetit surprizoi me një mesazh kundër racizmit, gjatë mëngjesit të sotëm Meta ka publikuar një video në Twitter, ku shihet duke u stërvitur- sikurse shprehet edhe vetë ai- në plazhet e Durrësit “për fitoren e 10-të radhazi të kampionatit skocez nga Celtic”. Ndërsa iu uron një të diel të shkëlqyer të gjithë miqve keltë, Presidenti Meta i fton ata të vizitojnë Shqipërinë për pushime verore. Postimi i Presidentit ka bërë jehonë në mediet skoceze, ku “The Celtic Star”- një nga gazetat më të rëndësishme skoceze- i ka kushtuar një artikull ku shkruan “Presidenti i Shqipërisë stërvitet për fitoren e 10 radhazi të kampionatit skocez nga Celtic”. "Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë një tifoz i madh i Celtic qysh kur Rudi Vata luajti për këtë klub.  Ai ka përvetësuar vlerat dhe identitetin e ekipit dhe shikon çdo ndeshje me fanatizëm. Meta gjithashtu poston plot pasion për të gjitha gjërat e Celtic, teksa drejton vendin dhe zgjidh punët aktuale! Sot, në Durrës, Presidenti Meta vrapoi buzë detit në një fanellë keltike duke bërë një gjest me duar – dhjetë, duke nënkuptuar edhe fitoren e 10 radhazi të kampionatit nga Celtic FC", shkruan “The Celtic Star”,  

Të fundit