Flash News

KRYESORE

Me pantallonat e ulura dhe gishtin e mesit para kamerës, foto e Macron shkakton reagime të ashpra në Francë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zhvilluar një vizitë zyrtare në ishullin Saint-Martin, i ndodhur në Karaibe dhe nën administrimin e Parisit. Por një foto e shkrepur atje me dy djem të rinj ka shkaktuar reagime të ashpra në Francë.

Njëri prej djemve që mbante pantallonat e ulura, nxori gishtin e mesit teksa fotografohej në krah të Macron, ndërkohë që ky i fundit nuk ka kaptuar çfarë ndodhi, derisa foto u bë ‘virale’ në internet.

“Kjo është e pafalshme”, deklaroi Marine Le Pen pas ngjarjes, “Franca meriton më shumë se kaq”.

Por presidenti Macron i është përgjigjur akuzave duke thënë se: “Arsyeja përse unë fitova përballë Le Pen është sepse unë dua çdo fëmijë të Republikës. Ata patën mundësinë të vepronin në këtë mënyrë sepse unë u besova dhe i respektova. Kjo është Republika.”

Një prej djemve i tregoi presidentit se sapo ishte liruar nga burgu për shkak të një grabitje me armë, ndërkohë që Macron i është përgjigjur: “Mjaft shkaktove probleme, mamaja jote merion më mirë se kaq.”

Të fundit