Flash News

KRYESORE

Me ‘papuçe Gucci' Gjiko shkon të rrahë DJ Blunt në pallatin e tij

Një sherr i papritur ka nisur ditën e sotme mes ish-shokëve dhe bashkëpuntorëve në muzikë, DJ Blunt dhe Ledri Vulës. Ka qenë Blunt ai që ka nisur i pari sherrin me sharje dhe ofendimeve drejt reperit Ledri Vula, ku ka përfshirë dhe miqtë pranë tij si Gjikon dhe Lumi B.

Arsyeja ka qenë mesa kemi kuptuar moskorrektesa e Ledrit në publikimin e remix-it të këngës“Nëse m’don ti”. Ai e ka sulmuar me një fjalor të rëndë Ledrin dhe Gjikon. Reperi nga Kosova Ledri nuk ka reaguar, por Gjiko ka shkuar në shtëpinë e tij me ‘papuçe’ në dorë.

Faton Shoshi ka publikuar në Instastory, foto të Gjikos teksa ndodhet në pallatin e Dj Blunt, por ky i fundit nuk i ka hapur as derën. Gjiko ka provuar të komunikojë me të në celular, por as telefonin nuk ia ka hapur. Në fakt mesa duket çunat e kanë marrë me sportivitet pasi Fatoni shoqëron postimet me “emoji”me të qeshura dhe ka bërë tag edhe vetë DJ Blunt.

Të fundit