Flash News

KRYESORE

Politikani nxjerr mesazhet e mësuesit: Si po organizohen me detyrim nxënësit e mësuesit për “Ditë Vere”

Politikani dhe pedagogu Luçiano Boçi ka publikuar disa mesazhe që kanë shkuar në adresë të tij nga mësues. Sipas denoncuesve, nxënësit e mësuesit e shkollave të Tiranës urdhërohen të dalin të organizuar me kuadrate për “Ditën e Verës” të shtyrë për sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Propaganda bajate kërkon të stimulojë imazhin e një Shqipërie fanar lumturie e së cilës po i “plas gëzimi dhe e mira nga sytë”. “Jetojmë e punojmë si në rrethim”; “Rroftë Shqipëria e lumtur Rilindase”; “Me partinë në ballë, përpara për fitore të reja”; Këto do jenë disa nga parrullat që do shpalosen sot në ditën e verës”, shkruan Boçi ndër të tjera në Facebook.

Reagimi i plotë:

Nxënësit e mësuesit e shkollave të Tiranës urdhërohen të dalin të organizuar me kuadrate për ditën e verës së deformuar.

Disa nga mesazhet e ardhura nga mësuesit, po jua sjell në foto.

Propaganda bajate kërkon të stimulojë imazhin e një Shqipërie fanar lumturie e së cilës po i “plas gëzimi dhe e mira nga sytë”.

“Jetojmë e punojmë si në rrethim”;

“Rroftë Shqipëria e lumtur Rilindase”;

“Me partinë në ballë, përpara për fitore të reja”;

Këto do jenë disa nga parrullat që do shpalosen sot në ditën e verës.

Por ndërrimi grotesk i kalendarit të ditës së verës nga 14 Mars në 17 Mars nuk është i padëgjuar.

Ka ndodhur në Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut është në vitin 108, jo 2019, sepse vendi i shënon vitet sipas kalendarit Juche, i cili u prezantua në vitin 1997 dhe bazohet në datën e lindjes së Kim Il-sung: 15 prill 1912. Viti 1912 përdoret si Juche 1 dhe nuk ka Juche 0.

Tiranën sot do ta ketë zili vetë Pheniani!!!!

Të fundit