Flash News

KRYESORE

“Me porosi të Erdogan”, Firmoset marrëveshja për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia pas tërmetit

“Me porosi të Erdogan”, Firmoset marrëveshja për

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit turk, Murat Kurum firmosën marrëveshjen në prani të kryeministrit Edi Rama.

Më herët, Rama tha se 500 apartamente të reja do të ndërtohen në zonën e Laçit.

“Jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe pas nënshkrimit do vazhdojmë zbatimin e programit të bashkëpunimit. Do të ndërtohen 500 shtëpi nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të presidentit Erdogan dhe ne kemi zgjedhur zonën e Laçit, ku besojmë se me këtë projekt do të hapet rruga e një transformim rrënjësor me qëllim që njerëzit e prekur të kthehen në shtëpi më të mira se ato që patën”.

Nga ana tjetër, ministri turk tha se deri në fund të janarit shpresojnë të marrin në dorëzim truallin ku do të kryhet ndërtimi i kompleksit të ri.

“Ekipet tona erdhën në terren pas tërmetit. Në kuadër të ofrimit të ndihmave, ekipet tona të ndërtimit kanë verifikuar në terren dëmtimet, dhe kemi ofruar edhe ndihma me çadra.

Më pas Erdogan urdhëroi për të vazhduar ndihmën duke ndërtuar 500 banesa të reja në ndihmë të të prekurve nga ngjarja e 26 nëntorit.

Deri në fund të janarit shpresojmë që autoritete të dorëzojnë truallin ku ndërtojmë banesat, kompleksi do jetë lagje shembullore me arkitekturë bashkëkohore.

Do vazhdojmë bashkëpunimin me Shqipërinë edhe në çështje të tjera të infrastrukturës”, tha ministri turk.

Të fundit