Flash News

KRYESORE

"Më prekte në zonat intime, sot tentoi më shumë", Ngacmonte seksualisht të miturin, arrestohet 66-vjeçari në Berat

"Më prekte në zonat intime, sot tentoi më shumë",

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratiti, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri. Pas hekurave ka përfunduar shtetasi Romeo Oço, i cili jetonte i vetëm në banesë rreth 200 metër larg banesës së denoncuesit.

Para grupit hetimor, i mituri 16-vjeç, ka thënë se komshiu e prekte në pjesë intime, ndërsa ka shtuar se kjo histori ka vazhduar prej muajsh pasi ai ka pasur frikë që ta denoncojë. I mituri ka thënë se sot 66-vjeçari e ka kërcënuar duke i kërkuar më shumë, por ai është larguar me vrap.

“Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur,i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap”.

Kurse Romeo Oço ka deklaruar se, mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhje intime që vazhdonte prej muajsh, me pëlqimin e të dyve.

Materialet në ngarkim të 66-vjeçarit i janë përcjellë Prokurorisë së rrethit të Beratit. Ai akuzohet për "ngacmim seksual",parashikuar nga Neni 108/a i Kodit Penal.

 

Të fundit