Flash News

KRYESORE

Me propozim të Majkos, Rama shkarkon dy anëtarë të këshillit drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin, i zëvendëson me gra

Me propozim të ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, kryeministri Edi Rama komunikoi dje pas vendimit të Këshillit të Ministrave ndryshime edhe në këshillin drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin dhe Diasporës.

Kështu, është shkarkuar Elton Haxhi, si përfaqësues nga ministria përgjegjëse për financat dhe u zëvendësua nga Dajna Sorensen.

Po ashtu, u shkarkua Andris Stastoli, si përfaqësues nga ministria përgjegjëse për punët e jashtme dhe u zëvendësua nga Mira Hoxha.

Dajna Sorensen, është caktuar edhe në pozicionin e kryetarit të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Sorensen është shqiptare e martuar me një qytetar danez. Jeton në Shqipëri. Ka një karrierë të gjatë në Kombet e Bashkuara dhe është arsimuar në Kanada dhe Uashington.

Vendimi:

Të fundit