Flash News

KRYESORE

“Me qetësi dhe durim”, Presidenca paralajmëron: Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë për grushtin e shtetit!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë sot një deklaratë për mediat, lidhur me provat e reja për ata që ai e quan grusht shteti nga ana e mazhorancës.

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi njofton përmes një postimi në Facebook se konferenca do të jetë në 17:00.

Ndërsa nuk le pa ironizuar gazetarët dhe mediat që ai i quan të “Rilindjes”.

“Të dashur gazetarë!

Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.

Këto ditët e fundit keni qënë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!

Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!

Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta!

Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit!

NUK KENI PARË GJË AKOMA!

ME QETËSI DHE DREJTËSI”, shkruan Blushi.

 

Të fundit