Flash News

KRYESORE

“Me Ramën merrm vesh me sy”, Beqaj flet pasi mori detyrën e re: Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS në Shkodër

“Me Ramën merrm vesh me sy”, Beqaj flet pasi mori detyrën

Ilir Beqaj ka zhvilluar mbledhjen e parë prezantuese në Shkodër me strukturat socialiste, pasi u emërua si koordinator i PS në këtë qark nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimit, Beqaj ka patur një bashkëbisedim edhe me mediat lokale, ndërsa tha se takimi i parë ishte më tepër informues.

Per mua eshte privilegj qe kthehem ne Shkoder. Rikhimin ne Shkoder e kam pranuar me deshire propozimin e kryeministrit sepse ne Shkodër e kam filluar politiken aktive. Puna jonë do përqendrohet në gjithë qarkun për zgjedhjet parlamentare. Kemi një boshllëk një vjeçar në punën e partisë dhe duhet të punojmë shumë.

Ne marrëdhëniet me kryeministrin kam nje marrëdhënie sy me sy qe zgjat shume pak vendimmarrja”, tha Beqaj, i cili nuk ka kursyer edhe ironitë për pararendësin e tij, Ditmir Bushatin, duke thënë se ish ministri i Jashtëm, dhe ish drejtuesi politik ka 14 muaj që e ka lënë PS në Shkodër.

“Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS-në Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS-së këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim në nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër”, tha Beqaj.

Të fundit