Flash News

KRYESORE

“Më rrini afër këto ditë”, Xhafaj i paralajmëroi arrestimet e bujshme katër ditë më parë

“Më rrini afër këto ditë”, Xhafaj i

Dita e djeshme u shoqërua me një valë arrestimesh.

E nisur që me Redi Popoeskut, pronari i lokalit ‘Monopol’ në ish-Bllok ku ndodhi vrasja e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, e më pas, policia njoftoi se janë arrestuar ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe ish-drejtori i burgjeve, Arben Çuko. Në pranga përfundoi edhe ‘i forti’ i Shijakut, Flamur Avdyli, ndërsa një operacion u zhvillua edhe për kapjen e Klement Balilit e Lul Berishës, këto dy të fundit pa sukses.

Mirëpo, katër ditë më parë këto arrestime duket se u paralajmëruan qartazi nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e policisë federale të Gjermanisë, Xhafaj u kërkoi gazetarëve që të jenë të vëmendshëm këto ditë, pasi priten zhvillime, por pa dhënë detaje se për çfarë bëhej fjalë konkretisht.

“Do ju jap një këshillë, që të rrini afër me Bitën dhe Gentin (zëdhënësi ) se do kemi lajme interesante, kjo pasi kur bashkëpunohet, ka edhe gjëra të mira”, u shpreh ministri Xhafaj, në mbyllje të fjalës së tij.

Të fundit