Flash News

KRYESORE

Me shapka 154 paund, Rudina Dembacaj mjel dhinë në fshat

Rudina Dembacaj ka një profil shumë interesant në Instagram dhe ndaj ajo ndiqet shumë. Përveçse moderatore prej disa vitesh tashmë e "Mos i fol shoferit", Rudina ka krijuar fansat e saj të cilët e duan pikërisht prej lirshmërisë së saj. Herë vajza elegante e me klas dhe herë vajza pa komplekse që do fshatin, aktorja është shumë e pëlqyer në Shqipëri. Në postimin e fundit, Rudina tregon se di edhe të mjelë. "Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të mjelësh një dhi,"- shkruan Rudina krahas videos. Mirëpo, teksa ajo po kalon pushimet në Shën Kollë, më komode i duket që dhinë ta mjelë me një palë shapka të zeza të markës "Dsquard" të cilat kushtojnë nga 123 paund deri 154 paundë. Jo të gjitha gratë që mjelin në fshat bagëtitë me të cilët mbajnë familjen e tyre, kanë mundësinë që të kenë shapka të tilla. Por, Rudina e ka bërë videon për të treguar pikërisht pa-kompleksitetin e saj dhe ndaj është shumë e kuptueshme që me punën që ajo bën të ketë dhe një palë shapka të tilla.
 
View this post on Instagram
 

Nuk kaa kenaqesi me te madhe se te mjelesh nje dhí #rudinadembacaj #malsore #shenkolle2019

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on

Të fundit