Flash News

KRYESORE

Me shpejtësi dhe i dehur, policia: Më shumë se kaq nuk mund të bënte një shofer për të rrezikuar

Me shpejtësi dhe i dehur, policia: Më shumë se kaq nuk mund

Policia njofton se edhe mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet përgjatë autostradës Tiranë-Durrës për monitorimin e shpejtësisë së lëvizjes së drejtuesve të mjeteve.

“Gjatë monitorimit të shpejtësisë së mjeteve rrugore në rrugën Interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, në morine e shkeljeve mbi kufijtë e lejuar të shpejtësisë, ndodh që të konstatosh shkelje të cilat për shkak të rrezikshmërisë, konsiderohen të rënda, ashtu siç është rasti konkret, i drejtuesit të mjetit Benz B-Clas, 46 vjeçari Xh.D. Kombinim i shpejtësisë mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me këtë shpejtësi nën efektin e alkoolit në masën 0.39 mg/l”, shkruan policia në rrjetin social Facebook.

Më tej, thuhet se “më shumë se kaq nuk mund të bënte një drejtues mjeti për të rrezikuar seriozisht jetën e tij, të atyre qe e shoqërojnë por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës!”.

 

Të fundit