Flash News

KRYESORE

Më shumë përgjegjësi për Besa Shahinin në PS; zëvendëson Mimi Kodhelin në Kukës

Besa Shahini, ministrja e re e Arsimit po merr gjithnjë e më shumë përgjegjësi në Partinë Socialiste. Ditën e sotme, Shahini ishte e pranishme në Kukës, ku u zhvillua Asambleja e Zgjeruar e Paratisë Socialiste për këtë qytet.

Në qendër të diskutimeve ishte kalendari i veprimtarive politike dhe organizative të PS-së Kukës. “Bashkë me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe Ilir Beqjan, mblodhëm Asamblenë e Zgjeruar të PS Kukës!”, ka shkruar në ‘Facebook’, Safet Gjici, kandidati më i përfolur i Partisë Socialiste për qytetin e Kukesit ne zgjedhjet lokale te planifikuara per t'u organizuar me 30 Qershor.

Arsyet e mosprezencës së deputetes Mimi Kodhelit në këtë mbledhje të rëndësishme të PS-së Kukës, nuk dihen ende. Hera e fundit që Kodheli u shfaq në publik ishte në samitin e diasporës, në panelin ku u diskutua për ekonominë dhe remitancat.

Të fundit