Flash News

KRYESORE

Më shumë se në 2 Qershor/ Jugu dhe Shqipëria e Mesme pjesëmarrje masive në protestë

Më shumë se në 2 Qershor/ Jugu dhe Shqipëria e Mesme

Partia Demokratike pret që protesta e ditës së sotme të jetë më e lartë se ajo e 2 qershorit, ku ishin rreth 62 mijë qytetarë.  Burime pranë selisë blu raportojnë se nga 4 qarqet e jugut, pjesëmarrja e qytetarëve në protestë pritet të jetë më e lartë sesa ajo e të dielës së shkuar. Nga Vlora raportohet se do nisen për Tiranë 5500 protestues, nga Fieri priten edhe më shumë protestues, rreth 5800, meqenëse rajoni bujqësor i Fierit ka qenë edhe më i godituri nga kriza ekonomike.

Nga Gjirokastra pritet të vijnë rreth 2700 protestues, kurse nga Berati rreth 3300 qytetarë. Nga të 4 qarqet e Jugut, në protestën e sotme të kryeqytetit pritet të marrin pjesë mbi 18 mijë qytetarë, meqenëse shifrave të mësipërme, pritet t’u shtohen edhe protestues të tjerë, të cilët do vijnë për të protestuar në Tiranë jo në mënyrë të organizuar, por në mënyrë private.

Ndërsa 25 mijë protestues drejt Tiranës nga 3 qarqet e Shqipërisë së Mesme dhe asaj Juglindore

Nga qarqet Durrës, Elbasan dhe Korçë pritet të vijnë në Tiranë për të protestuar rreth 25 mijë veta. Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë më të larta se ato të 2 qershorit. Kërkesa kryesore e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Nga 3 qarqet e Shqipërisë së Mesme, Durrësi pritet të ketë pjesëmarrjen më të lartë, me afro 9900 protestues, nga Elbasani raportohen 8500 protestues kurse nga Korça afro 5 mijë protestues.

Të fundit