Flash News

KRYESORE

'Më shumë votues se në 2017', BE përgëzon procesin zgjedhor në Kosovë: Sfida të tjera për qeverinë e re

'Më shumë votues se në 2017', BE përgëzon

BE ka reaguar për procesin zgjedhor në Kosovë.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç duke përgëzuar numrin e lartë të votuesve, krahasuar me vitin 2017, theksoi se qeverinë e re e presin sfida të tjera, përfshirë zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe angazhimin për rifillimin e dialogut me Beogradin.

“BE-ja do të vazhdojë punën dhe bashkëpunimin e saj me Kosovën dhe do të promovojë pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Kocijançic, raporton Radio Europa e Lirë.

Ditën e djeshme BE dërgoi një mision monitorimi për zgjedhjet në Kosovë, që pritet të bëjë publik edhe një raport vlerësimi.

Të fundit