Flash News

KRYESORE

“Me studentët?” Iva Tiço vë në pikëpyetje mbështetjen për protestën

“Me studentët?” Iva Tiço vë në pikëpyetje

Gazetarja Iva Tiço ka vënë në pikëpyetje nëse duhet t’i jepet mbështetje studentëve për mënyrën se si po e zhvillojnë protestën. Ajo niset nga fakti se studentët kanë bllokuar këto disa prej akseve kryesore të qytetit, pasi kryeministri Edi Rama nuk po pranon të zbatojë kërkesat e tyre.

“Kur e sheh nga televizori protesta është frymëzuese. Pastaj sheh me mijëra makina me njerëz që nuk shkojnë dot në punë të tyre që nuk bëjnë dot as para as pas dhe u bien borive... me studentët?”,- pyet Tiço teksa publikon edhe një video të trafikut.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka theksuar sot se studentët nuk do të marrin asnjë deklaratë zyrtare për plotësimin e kërkesave, por duhet të mjaftohen me deklaratat e tij publike.

8 kërkesat/ Kryeministi i Shqipërisë studentëve të tij: Nuk mund të më merrni peng

Të fundit