Flash News

KRYESORE

Me t-shirt dhe pantallona të shkurtra, polici i çuditshëm u bën presin qytetarëve në kufi (Video)

Me t-shirt dhe pantallona të shkurtra, polici i çuditshëm u

Ndodh që patentën mund të ta kërkojë edhe një qytetar i zakonshëm i veshur me T-shirt, atlete dhe pantallona të shkurtra.

Vetëm se ai nuk është një qytetar i thjeshtë, por funksionar i policisë së shtetit.

Në fakt, një ngjarje e tillë është xhiruar pak ditë më parë në Kosovë, ku një person i veshur civil, i kërkonte dokumentacionet një qytetari që ishte duke lëvizur me makinën e tij.

Përveç veshjes së çuditshme për një polic, personi nuk kishte me vete asnjë mjet identifikimi, çka ka sjellë edhe reagimin e disa personave që ishin të pranishëm.

Njëri nga të pranishmit e ka regjistruar të gjithë ngjarjen, dhe videoja është bërë virale në Kosovë.

https://www.facebook.com/Vajtuse100/videos/517164992353548/

Të fundit