Flash News

KRYESORE

Më të bukurat e Amerikës në CFDA Fashion, habia e Kim Kardashian: Unë rri gjithmonë lakuriq

Mbrëmjen e ditës së djeshme, është zhvilluar ndarja e çmimeve të CFDA (Këshilli i Dizajnuesve Amerikanë të Fashion). Ky event mblodhi disa nga femrat më të bukura të këtij kontinenti, të cilat janë dhe më të përfolurat në të gjithë botën.

Sigurisht që vëmendje të madhe mori dhe paraqitja e tyre në këtë event dhe zgjedhjet sa i takon veshjes. Një nga momentet më të bukura ishte kur Kim Kardashian bëri dhe batutën që u bë virale ditën e sotme nëpër rrjete sociale.

Kim Kardashian është nderuar me një çmim prestigjioz në “CFDA Fashion Awards” dhe ajo u habit për këtë çmim.

37-vjeçarja, e cila mbërriti me kupë në dorë në Brooklyn Museum në New York, tha se as vetë nuk e beson dot që fitoi çmimin duke qenë së rri “gjithmonë lakuriq”.

“Jam disi e shokuar që po fitoj një çmim mode, kur unë rri lakuriq pjesën më të madhe të kohës,”- tha Kim Kardashian.

Të fundit