Flash News

KRYESORE

Me të huajt si Basha, me shqiptarët si Rama. Bregu i thotë gazetës ‘Bild’ se negociatat janë shtyrë

Majlinda Bregu, ish-ministrja demokrate, e ngarkuar prej pak javësh si Sekretare e Bashkëpunimit Rajonal për Europën Juglindore, në një prononcim për gazetën gjermane ‘Bild’, ka pranuar shtyrjen e negociatave dhe jo hapjen e tyre. Ish-ministrja e Integrimit i thotë Bild se nuk është e kënaqur me shtyrjen që i është bërë datës së hapjes së negociatave, por e quan vendim  të mirë ‘duke marrë parasysh rrethanat”.

Në deklaratën për ‘Bild’, Bregu flet për ‘shtyrje të negociatave’ duke krijuar sintoni me opozitën dhe kritikët e qeverisë, ndryshe nga prononcimet për mediat shqiptare ku ish-ministrja ka qenë afër idesë së ‘hapjes së negociatave’ dhe më pranë qëndrimeve qeveritare.

Prononcimi i Bregut ka rëndësinë e vet për një gjë: u thotë atyre që janë të paqartë se çfarë ka ndodhur me negociatat: se ato janë shtyrë dhe nuk janë hapur. Sekretarja e Bashëpunimit Rajonal flet si Basha me të huajt, të cilët e dinë të vërtetën e procesit të negociatave BE-Shqipëri, ndërsa me shqiptarët flet si Rama, apo mbështetësit e tij.

Bregu nuk e ka hedhur në Facebook prononcimin për Bild. Gazeta gjermane e ka lajmeruar ne Twitter-in zyrtar.

Të fundit