Flash News

KRYESORE

"Me temperaturë dhe batanije të lagur", Vasili publikon foton e familjes së prekur nga tërmeti: Gjendje e mjerueshme në çadra

"Me temperaturë dhe batanije të lagur", Vasili publikon

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar së fundmi rastet e qytetarëve të goditur nga tërmeti, të cilët prej muajsh jetojnë në kushte ekstreme në çadra, pa marrë asnjë ndihmë nga shteti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili shkruan se qytetarët po jetojnë në gjendje të mjerueshme, teksa qeveria vijon të mashtrojë me anë të propagandës dhe të shpërdorojnë fondet.

Më tej tregon rastin e një fëmije që është me temperaturë në çadër, i mbuluar me batanije gjysmë të lagur dhe pas asnjë ndihmë mjekësore.

Reagimi i plotë:

Qytetaret e goditur nga termeti ne gjendje te mjerueshme ne cadra, ndersa te paturpet e rilindjes mashtrojne me propagande. ( FOTO).

Te neveritshme zgerdhimjet, skenat dhe sperdredhjet e kryeministrit dhe te tere tufes se lehsave te tij per rindertimin pas termetit.

Te paafte, shperdorues fondesh dhe tallës te dhimbjes se njerezve keta duan te shesin sapunin per djathe.

Qytetare ne banesa, qe mund te shemben nga casti ne cast, ne cadra, ne konteniete nen shiun, qe hyn nga te gjithe anet ky eshte realiteti.

Foto e ketij femije te semure me temperature te mbuluar me batanije te lagur ne cader dhe ne meshire te fatit pas termetit flet vete.

Kryeminister e qeveri mire qe s’beni asgje po qepni gojen te pakten !!

https://www.facebook.com/petritvasil/photos/a.1702860043347154/2458249521141532/?type=3&theater

Të fundit