Flash News

KRYESORE

“Më thanë është godinë fashiste”, Kapexhiu tregon projektin që iu refuzua për teatrin e ri pa shembur të vjetrin

Aktori, regjisori Bujar Kapexhiu ka prezantuar projektin për teatrin e ri, por pa shembur të vjetrin.

Në emisionin Opinion, Kapexhiu  sugjeroi që me këtë projekt të ndërtohej teatri i ri në pjesën e brendshme të teatrit të vjetër, duke ruajtur strukturën dhe arkitekturën e këtij të fundit.

“Sot gjithçka mund të restaurohej dhe mund të bëhej shumë bukur. Ai edhe në ditët e fundit që ishte braktisur, aty janë bërë disa shfaqje. Por nuk ishte dashamirësia, ose një qëllim tjetër pas saj. Por ky tashmë është shembur, nuk ekziston. Në arkitekturë ka një ide interesante që ndërtohen tre vëllime në mënyrë simetrike. Shikoni Kishën Orthodokse, shumë e bukur. Po ta vini re është pikërisht me tre volumet simetrike. Atëherë, nëse do duhej një teatër i ri, ky teatër rikonstruktohej dhe në mes të dy teatrove ndërtohej një sallë e re, 5 apo 6 katëshe duke plotësuar mangësitë e ketyre dhe duke ndërtuar një teatër”, tha Kapexhiu.  I pyetur nëse kishte kontaktuar autoritetet mbi këtë ide, Kapexhiu tha: “Kemi biseduar, por ka patur heshtje, madje dikush tha: Nuk mund të bëhet ajo, është godinë fashiste. Dhe ai që i ka thënë këto i ka thënë për të kaluar radhën”.

Të fundit