Flash News

KRYESORE

“Më the Rudinë, do kesh goditje”, Rama replikon me Hajdarin: Je një keqkuptim i madh, flet në hava

“Më the Rudinë, do kesh goditje”, Rama replikon me

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten Rudina Hajdari lidhur me paketën anti-shpifje, që sot pritet të miratohet në parlament.

Hajdari tha se kjo paketë në fakt cenon lirinë e individëve, ndërsa pas fjalës së saj iu përgjigj Rama duke iu drejtuar se flet pa e lexuar ligjin.

Hajdari:

“Kjo paketë i kthen kurrizin BE, reflektoni dhe tërhiquni. Jam dakord që duhet të mbrojmë fjalën e lirë nëse nuk e cenojmë të drejtën e individëve. Nëse kryeministri pretendon për mbrojtjen e kushtetutës, nuk është të na tregojë se cfarë peshe bie mbi kurrizin e familjes së tij.

Ishim në këtë sallë kur kryeministri mu hodh e më tha, Rudinë dëgjo , e morë përsipër këtë punë kështu që edhe ti do kesh goditje të herëpashershme. Sot sikur i intereson shumë se çfarë bëhet me karrierën time, sot del në mbrojtje se Rudinë kështu ta bënë përpara. Nuk ka nevojë të qani hallet e mia”, tha Hajdari.

Replikon Rama:

Zonja Hajdari nëse do e përmblidhja replikën me një fjali do thoja: Amanet mushkat

Më nxore mallin e liderit legjendar të partitë tënde të vjetër që qëkur e përdorte fjalinë ‘je i lodhur, iku koha jote’. Ju jeni e freskët zonja Hajdari, kjo nuk është mënyra për të bërë politikë të re sic pretendoni, apo duke mos lexuar ligjin që merr përsipër të flasësh se nuk e ke haberin fare të ligjit që sot do ta miratojmë edhe pse s'e plotësojmë dëshirën që të tërhiqet urgjent.

Ju thatë se kriminelet kanë të drejtat e tyre, po, por për një proces gjyqësor të ndershëm.

Kurani e quan shpifjen aksion çnjerëzor zonja Hajdari. Të me tregosh putinizmin dhe erdoganizmin kur po të them se s’ke haberin fare se për cfare flet, se ligji krahasuar me ato të BE është limonadë.

Në Gjermani të marrin shpirtin për shpifjen. Nuk e dua këtë ligj për veten time, por shembujt që solla ishin për të thënë diçka tjetër dhe nuk të mora në mbrojte sot, s’ke nevojë.

Ti je në fakt një keqkuptim i madh që ndërkohë që mban fjalime për diçka që nuk e di që je viktima tipike e gjësë për të cilën ligji merr masë.

Kush merr përsipër të hyjë në këtë valle duhet të marrë përsipër të mbajë edhe baltën në kurriz, por këtë gjë nuk mund ta kthejmë në standard.

Mos më trego mu PE, OSBE, këshillin Evropian se flas me përgjegjësi dhe nuk tregoj përralla sic flet ti.

Ti je deputete, si mund të flasësh në hava. Nga e nxore që unë shpif gjithë ditën, ku e nxore? Nëse sje dakord, eja në e trego si ta bëjmë këtë ligj. AMA ishte mekanizëm ekzistues, nuk zëvendëson gjykatën. I jep mundësi shpifësit që të tërhiqet. Mos ja lejo vetes të bëhesh qesharake.

Të fundit