Flash News

KRYESORE

“Më thoni emra, s’keni lidhje me Nard Ndokën”, Rama debat me gazetarin: Është njësoj si me politikanët

“Më thoni emra, s’keni lidhje me Nard Ndokën”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin e Freedom House, sipas së cilës për vitin 2019, Shqipëria ka pësuar rënie.

Gjatë një komunikimi online në emisionin e mëngjesit në abc news, Rama u ndal edhe te liria e medias, teksa tha se ‘Shqipëria ka lirinë më të madhe të shpifjes në planet’. Megjithatë kjo deklaratë, solli edhe reagimin e moderatorit Enkel Demi.

Pjesë nga debati:

Rama: Zotëria ka arritur në përfundimin e gabuar, nuk bëhet fjalë për fasadë demokratike, por për një demkraci në zhvillim. Sa i përket lirisë së medias, besoj se Shqipëria ka lirinë më të madhe të shpifjes në planet besoj.

Demi: A mund të na thonië një rast konkret, unë jam gazetra nuk e pranoj...

Rama: Flas për median në tërësi, jo për gazetarë të vecantë. Është hapësirë e madhe ku sic ka gjëra me vlerë, ka edhe një shumicë shpifjesh cdo ditë që janë jo thjeshtë produkt i gazetarëve, por në tërësi i mjedisit të debatit publik dhe që kalojnë pa asnjë filtër dhe faktim, argumentim. Ky është fakt.

Demi: Sic ndodhi me videon që transmetuat në Spanjë?

Rama: Ai ishte lapsus.

Demi: Pse për ju është lapsus dhe për ne qenka shpifje?

Rama: Është e mundur një lapsus dhe unë kërkova dhe ndjesë. E shpjegova si më erdhi materiali. Nuk kam parë në medias të kërkojë ndjesë.

Di që në Shqipëri mund të thuash gjithcka, dhe brenda saj ka edhe shumë të pavërteta. Ky është fakt.

Demi: Unë nuk shpif

Rama: Është njësoj si me politikanët, por jo të gjithë janë nësoj. Këtu askush nuk pengohet të thojë cfarë të dojë dhe shumëkush thotë atë që i vjen për mbarë.

Demi: Pranoni një këshillë nga unë, mos e thoni në përgjithësi, p.sh Edi Rama nuk ka lidhje me Nard Ndokën.

Rama: E them se ashtu thuhet edhe në raportin që the. Sasia e të pavërtetave dhe shpifjeve pa i hyrë gjemb në këmb është në nivelet më të larta të planetit.

Të fundit