Flash News

KRYESORE

‘Më thuaj si janë vajzat’, gazetarja Klodiana Lala tregon si u informua për sulmin me armë që ju bë banesës së saj

‘Më thuaj si janë vajzat’, gazetarja Klodiana Lala tregon

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për herë të parë në lidhje me sulmin me armë që ju bë banesës së prindërve të saj pak ditë më parë. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lala ka treguar si është informuar për këtë ngjarje.

Ajo tregoi se ishte i vëllai i cili e kishte marrë në telefon dhe i kërkoi të hapte Whats up ku i kishte dërguar një foto të shtëpisë të qëlluar me plumba.

Lala tha se gjëja e parë që kishte pyetur vëllain ishte ‘se si janë vajzat?, teksa tregoi se pasi u siguruar se të gjithë familjarët ishin mirë telefonoi drejtorin e policisë së Tiranës dhe më pas Ministrin Xhafaj.

“Unë nuk kam qenë në banesë kur ndodhi sulmi, kam qenë në apartamentin tim privat që ndodhet në periferi të Tiranës. Atë ditë disa herë kam lëvizur nga shtëpia e prindërve për shkak të një problemi shëndetësor të një familjari.

Në banesë janë ndodhur dy prindërit e mi, dy vajzat e mia të mitura, vëllai im dhe një çift bashkëshortësh që janë miq të familjes tonë.

Jam telefonuar nga im vëlla dhe më kërkoi të hapja ëhats up se më kishte dërguar një foto.

Gjëja e parë që i thashë ishte më thuaj çka ka ndodhur me vajzat dhe pasi u sigurova që nuk kishin asgjë as familjarët, jam unë personi që kam telefonuar drejtorin e policisë së Tiranës dhe Ministrin Xhafaj”, tha Klodiana Lala.

Të fundit