Flash News

KRYESORE

‘Me top pa top, barazimin në xhep!’, Fuga: Thelbi i Reformës Zgjedhore është vetëm një pikë , ndryshimet e tjera nuk sjellin asgjë

‘Me top pa top, barazimin në xhep!’, Fuga: Thelbi i

Akademiku Artan Fuga, duke komentuar Kodin e Ri Zgjedhor, shprehet se i gjithë thelbi është nëse do të ketë elektorati të drejtë të zgjedhë deputetët e vet apo ata do t’i emërojnë si më parë kryetarët e partive.

Në një shënim në Facebook, Fuga shprehet se Reforma e Kodit Zgjedhor ka vetëm një pikë: A do të ketë elektorati të drejtë të zgjedhi deputetët e vet apo ata do t’i emërojnë si më parë kryetarët e partive?

Ai shton se të gjitha ndryshimet e tjera nuk sjellin asgjë në thelb, ndërsa ka ironizuar edhe me deklaratën e ambasadores amerikane, e cila u shpreh dje  “se topin e ka opozita por golin e bën qeveria”.

Postimi i plotë:

Kodi Zgjedhor: me top pa top, barazimin në xhep!

—————

Lojën me top opozita, golin qeveria!

Ndeshje në kushte Covid19 : loja pa publik!

Reforma e Kodit Zgjedhor ka vetëm një pikë:

A do të ketë elektorati të drejtë të zgjedhi deputetët e vet apo ata do t’i emërojnë si më parë kryetarët e partive?

Kaq, është thelbi sot. Laj thaj!

Te gjitha ndryshimet e tjera nuk sjellin asgjë në thelb!

Thoni ja ku keni Kodin Zgjedhor me të cilin u vodhën votat dhe i keni rënë dy vjet rresht këmbanave të Bild-it, me këtë do hyjmë në zgjedhje sepse barazimin e kemi në xhep, në mos deputetë në qeverisje, deputetë opozitarë do të jemi, por mos flisni për reformë!

Aaaaaaaa, fajin na e paska vetëm Edi Rama kurse ligjet nuk paskan rëndësi?!

Epo mirë atëhere, gjeni një kryeministër zemërmirë, ëngjëll, fisnik, dhe hiqini të gjitha ligjet se kështu asnjë prej tyre nuk paska pikën e rëndësisë!

Cfarë mendësie prej hordhie që do shefin e mirë dhe asnjë normë rregullatore.

Mesjetë!

Shoh që në mbrojtje të listave me emërim nga kryetarët dalin vetëm ata që shpresojnë se do të jenë në këto lista!

Kulmi i amoralitetit politik!

Kur të mos e gjejnë veten në listë do thërrasin : Lista të hapuraaaaa!

Të fundit