Flash News

KRYESORE

“Më tradhtoi e dashura”, Rezart Veleshnja sqaron të vërtetën: Nuk isha unë, më hakuan Instagramin

“Më tradhtoi e dashura”, Rezart Veleshnja sqaron të

Aktori i njohur i spektaklit të humorit ‘Portokalli’, Rezart Veleshnja ka sqaruar se si qëndron e vërteta e mesazheve të të dashurës, sipas të cilave ajo e tradhtonte.

Përmes videove në profilin e tij në Instagram, aktori sqaron se mesazhet e bëra publike janë hakuar nga dikush ende i panjohur dhe për këtë deklaron se do të ndjekë rrugë ligjore për përgjegjësin.

“Mua më kanë hakuar faqen, nuk e di pse i kanë bërë këto pisllëqe. Për momentin jam në Washington dhe nuk kam patur lidhje fare me instagramin dhe kam qenë në 13 orë udhëtim. Paska ndodhur kjo çudia dhe kërkoj shumë falje.

Nuk e di kush janë këta dashakeqas por nëse i gjej i kam lënë Allahun dhe policinë.

Nuk e kuptoj me çfarë merren njerëzit për të përfituar disa like apo për të tërhequr vëmendjen, nuk arrij ta kuptoj”, u shpreh aktori.

Pas publikimit të mesazheve, aktori u kritikua në masë në rrjetet sociale, megjithatë pak orë pas publikimit të lajmit, aktori u justifikua duke thënë se i kishin hakuar profilin në Instagram, madje kërkoi edhe falje.

Të fundit