Flash News

KRYESORE

“Më vinte zor nga vetja”, deputeti i PS rrëfen periudhën më të vështirë të jetës  

Një periudhë sa e vështirë, aq më pak e shëndetshme ka rrëfyer deputeti i PS, Fidel Ylli.

I ftuar në emisionin “Rudina” në tv Klan, deputeti socialist ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, kohë kur para pak vitesh peshonte plot mbi 100 kg.

AI ka treguar se si arriti të mbajë një regjim strikt dhe të dobësohet me 32 kg.

“Mu neverit vetja. Mbaj mend kur në qershor, kur temperatura shënonte  35 gradë unë vesha një xhup dhe mbuloja barkun dhe më vinte zor nga vetja. Kam qenë 84 kg kur kam lënë sportin. Unë s’mbushesha  dot me frymë, nuk ecja dot 5 metra. Mora një vendim drastik. I vura qëllim vetës që në mënyrë urgjente të ndryshoja cilësinë e jetës sime, jo vetëm sportin, por regjimin dhe ushqimin që janë baza.

Më nxiti edhe bashkëshortja ime, sepse shëndeti nuk është vetëm çështje etike, por është e shëndetshme në radhë të parë.  Merrja një grusht me ilaçe, por tani jo më. Bëj aktivitet fizik, nuk pi as alkool as duhan, nuk jam mishngrënës, ha vetëm supë dhe sallatë dhe një kokërr mollë në darkë, kurse regjimi i gjumit ka rëndësi më vete”, u shpreh deputeti socialist.

Të fundit