Flash News

KRYESORE

"Më vjen turp që s’të votova", Rama publikon mesazhin e qytetarit, por ka diçka të dyshimtë te numri i celularit

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama publikoi disa mesazhe nga një bisedë mes tij dhe një qytetari.

Ky i fundit e falenderon kryeministrin, pasi fill pas mesazhit të parë ku i tregonte se familja e tij kishte 3 muaj pa energji elektrike për shkak se nuk i lidhnin kontratë dritash, Rama i kishte dhënë zgjidhje hallit të tij.

Mirëpo ka diçka që nuk shkon në këtë bisedë, pasi numri me të cilin qytetari i ka dërguar mesazhin kryeministrit nuk është shqiptar. Numri dallohet qartë bashkë me prefiksin që i përket Mbretërisë së Bashkuar.

Pra, i bie që kryeministri Rama t’i ketë sjellë dritat një shqiptari në Angli.

Të fundit