Flash News

KRYESORE

‘Me votimin e sotëm vulosni diktaturën’, Rama ju kthehet deputeteve gra: Keqardhje për edukimin tuaj, flisni për kuvendin që i merrni rrogën

‘Me votimin e sotëm vulosni diktaturën’, Rama ju kthehet

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama foli me tone të ashpra ndaj disa deputeteve gra, për të cilat tha se ‘klithën’ duke thënë folur për diktaturë e se kuvendi nuk është legjitim.

“Si lidhet që paralamenti është ilegjitim e ju legjitime. S’po shkoj më shumë se jeni zonja po keqardhje për ç’ edukimin që përcillni që janë karakteristikë për burrat, ndërkohë duke folur në foltoren e parlamentit që i marin e rrogën.

E po vij tek tema se kjo është më e rëndëishme se klithmat sporadike. Dëgjova e një që tha nuk kam frikë nga ju. Kush nuk ka frikë s’ ka nevojë ta thotë. Është frika që të flet ty kur thua nuk kam frikë nga ju”, tha Rama.

Deputetja Fatjona Dhimitri ka deklaruar votën kundër ndryshimeve kushtetuese, që sanksionojnë hapjen e pjesshme të listave dhe ndalim të koalicioneve tradicionale.

Ajo theksoi se me votimin e sotëm vuloset diktatura duke i marrë frymën parimeve demokratike. Edhe deputetja Suzana Topi u shpreh se votimi i sotëm është ilegjitim.

Të fundit