“Me vullnet të lirë deklaroj…”, dokumenti që deputetët e PD-së firmosën për dorëzimin e mandateve

Tani më është zyrtare: deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të heqin dorë nga mandatet e deputetëve, pas votimit në Këshillimin Kombëtar.

Politiko.al ka siguruar një kopje të dokumentit, që formalizon kështu largimin e tyre nga parlamenti. Ndër të tjera, në të parashtrohen edhe pesë argumenta si: Dorëhiqen për shkak të asgjësimit të demokracisë funksionale dhe të shtetit të së drejtës; dhunimit dhe shtypjes të të drejtave të njeriut apo kapjes së qeverisë në afera flagrante korruptive,

Kryetari Lulzim Basha e ka cilësuar vendimin si të vetmen rrugë të mbetur për të ndryshuar gjendjen në vend, përballë një mazhorancë arrogante dhe mospërfillëse qe qeveris me vota te blera nga parate e krimit.