Flash News

KRYESORE

Me zë të dridhur, 75 vjeçari në Shkozë flet për tragjedinë: Elona Gjebrea nga hodhi helmin në fytyrë si kobër; 700 familje në qiell të hapur

Me zë të dridhur, 75 vjeçari në Shkozë flet për

Një 75 vjeçar në Shkozë ka folur përpara kamerave me zë të dridhur për tragjedinë me të cilën ata po përballen. Shtëpitë e banorëve të kësaj zone do të shkatërrohen të gjitha, pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka planifikuar të ndërtojë aty një bulevard.

I moshuari tregoi se si policia nuk i lejon banorët të dalin nga shtëpitë, për të mos folur me mediat, ndërsa hodhi akuza të forta për deputeten e PS, Elona Gjebrea. Ai theksoi se janë 700 familje që do të dalin në qiell të hapur, ndërkohë që fajin për informalitetin tha se i takon shtetit, pasi vendi nuk ka qenë asnjëherë pa kryeministër apo kryetar bashkie.

Fjala e 75 vjeçarit:

Unë jam një nga viktimat. Banesa ime nuk është shembur, por pritet nga çasti në çast të shembet. Siç e shikoni këtu ka më shumë policë sesa banorë. Banorët janë urdhëruar të futen brenda. Nuk të lë policia që të dalësh nga shtëpitë dhe pa asnjë dokument të vjen përpara derës dhe të thotë zotëri dil nga dera. Ne nuk jemi kundër kurrë për mosrehabilitimin e lumit të Lanës, ndonëse jemi të bindur se projekti është abuziv sepse dikush nga qeveritarët mbron interesat e tij. Shteti le të vijë dhe të ulet me ne. Kobra helmon në dy mënyra, e para me kafshim dhe e dyta me atë sprucën e helmit që të hedh në fytyrë. Kështu na e ka hedhur shteti, deputetja jonë që na vuri në gjumë dhe na tha nuk do tu vijë njeri në mënyrë arrogante në derën e shtëpisë duke më terrorizuar mua që jam 75 vjeç dhe të gjithë banorët e lagjes. Media ka informacion të gabuar, janë vërtetë 153 banesa, por janë 401 familje, janë mbi 700 banorë që dalin rrugëve pa u thënë se ku do të shkojnë. Nuk e di se ku e ka vënë kokën ai djali me atë piskamën e famshme “jo, jo, jo”, nuk e di... Unë e kam të legalizuar, por ai që nuk e ka të legalizuar. Nuk e mbaj mend ndonjëherë moj zonjë vendin tim pa kryeministër, pa kryetar bashkie, pa ministër të Brendshëm. Ai që ka ardhur (banorët), ka ardhur e gjithë Shqipëria dhe ky është risku i kryeqytetit. Si ka mundësi që të trajtohet si kafshë? Si ka mundësi që të trajtohet si armik? Mora vesh që ka rënë tërmet në Meksiko City, ja ku është tërmeti. Shifeni të gjithë ku është tërmeti dhe kush e di se çfarë do të bëhet. Nuk na është thënë deri më sot absolutisht asgjë se çfarë do të marrim. Nuk kemi asnjë informacion tjetër.

Deputetët e PD pranë banorëve të Shkozës, Paloka thirrje Ramës: Bëhu njerëzor, po poshtëron ata që të kanë votuar

Të fundit