Flash News

KRYESORE

“Meçollari spiun!”, reagon Koçi pas deklaratës së Berishës: Po i bën presion Metës

“Meçollari spiun!”, reagon Koçi pas deklaratës

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në një deklaratë për median denoncoi Artur Meçollari, njëri prej negociatorëve për çështjen e detit, si spiun.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, në një lidhje direkte në “Studio e Hapur” u shpreh se Berisha është fajtor i kapur në flagrancë.

“Ai i ka bërë thirrje Metës sepse PD si një fajtori i kapur në flagrancë, ai tashmë duke qenë në krye të qeverisë  së mëparshme...Nëse ka një institucion që ka shitur pasuritë kombëtare është Berisha. Marrëveshja e mëparshme ka cenuar interesat tona kombëtare. Interesat e Shqipërisë janë të ndryshme. Berisha e bën këtë për t’i bërë presion Metës. Ka dhe një gjë tjetër.  Ju e dini që Greqia është pjesë e BE. PD i intereson që negociatat të ngecin. Goditja nuk është e njëfishtë apo dyfishtë, është më shumë se kaq...”, u shpreh Koçi.

Të fundit